Punëtorët teknikë të Prishtinës padisin komunën
Punëtorët teknikë të disa shkollave të Prishtinës, punëtorët e sigurimit dhe të Qendrave Mjekësore e Familjare të Prishtinës, kanë filluar procedurat për ngritje të padisë ndaj Komunës së Prishtinës.
Kjo padi është bërë si rezultat i mosrespektimit të vendimeve që kanë marrë krerët e Prishtinës për këtë kategori të punëtorëve.
Këta punëtorë janë duke kërkuar të kthehen nën menaxhim të Komunës së Prishtinës dhe pagesën e 4 për qindëshit, ashtu siç u është premtuar nga kryetari, Shpend Ahmeti. Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në një intervistë për “Kosovapress”, ka thënë se grevën e paralajmëruar për këtë javë e kanë anuluar pasi që kanë në proces padi për komunën.
Ai ka paralajmëruar grevë në momentin kur do të jetë e nevojshme prania e këtyre punëtorëve nëpër shkolla e institucione shëndetësore.
Duke folur për gjendjen e punëtorëve teknikë të shkollave dhe qendra mjekësore të Prishtinës, Azemi ka thënë se atyre po u mohohet e drejta për të marrë benifitet që ua jep edhe ligji i punës.
Azemi ka akuzuar të parin e kryeqytetit, Shpend Ahmeti, se problemet e Prishtinës i ka vendosur në rend të dytë dhe më shumë po bënë marketing politik.
Punëtorët teknikë të shkollave dhe qendra mjekësore të Komunës së Prishtinës para objektit të komunës javës që shkojë dhe po ashtu pakënaqësitë e tyre i kanë shprehur edhe përmes grevave njëditore.