Punëtorët teknikë të UP-së protestojnë për paga
Punëtorët teknikë të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë protestuar para rektoratit të UP-së.
Me pankarta në duar, “Ndal diskriminimin e punëtoreve në sektorin privat”, ata kanë kërkuar që të përmirësohen pagat dhe kushtet e punës.
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nuk do të lejoj që punëtorët e sektorit privat të diskriminohen si deri më sot.
“Kemi ardhur t’ia tërheqim vërejtjen rektoratit! kërkesë e jona është që këta kanë qenë punëtorë të Rektoratit dhe duhet të kalojnë direkt në menaxhimin e rektoratit sepse në këtë formë po përdoren dhe diskriminohen këta punëtorë”.
“Nuk mund të qëndrojnë me 250 euro, kontrata që pritet të nënshkruhet nuk është që plotëson kushtet e punëtoreve, nuk do të lejojmë të diskriminohemi më. Ende pa u nënshkruar tërheqim vërejtën nuk do lejojmë që punëtoret tanë të punojnë jashtë orarit, të paguhen pak, të kenë pagë nën 350 euro e të mos kenë sigurime shëndetësore. Është obligim i rektoratit që të bëjë hapjen e tenderit dhe deri në përfundim të nënshkrimit duhet të jete përfaqësuesi i sindikatës. Andaj tërheqim vërejtën për të mos bërë veprime të pahijshme”, ka thënë Azemi.
Ndërsa kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të UP-së, Hysni Gashi, ka thënë se është një kontratë që ende nuk është nënshkruar dhe nënshkrimet gjithmonë janë bërë pa prezencën e tyre.