Punëtorëve teknikë të QKUK-së u rriten pagat

09 tetor 2023 | 16:40

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se është marrë vendim që punëtorëve teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) t’u rriten pagat nga 275 në 402 euro.

Azemi ka shkruar në “Facebook” të hënën se mbetet të shihet nëse punëtorët do ta pranojnë këtë rritje të pagës, derisa ka theksuar se kjo s’është ajo që e kanë kërkuar.

“Me qëndrim të qartë mund të themi se nuk është ajo që e kemi kërkuar ne, por është për t’u çmuar pasi që kërkesa jonë ka qenë 450 euro dhe na janë ofruar 402. Po ta kishim në fuqi edhe marrëveshjen kolektive kjo pagë do të kalonte shumën së paku 470 euro, për të cilën ne do të luftojmë me mjete sindikale që edhe kjo të bëhet”,  ka shkruar Azemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviqit është…