![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/Ndertimi-i-nderteses-me-te-larte-ne-Prishtine-Laur-1-780x439-768x432-1.jpg)
Punëtori rrëzohet nga skelet, dërgohet në QKUK
Një punëtor është rrëzuar nga skelet derisa ishte duke punuar dhe i ka lënduar të dyja këmbët.
Ai ka kërkuar ndihmë në Qendren Klinike dhe Universitare.
Si pasojë e rrëzimit të skeleve kanë rënë dhe dy punëtorë të tjerë por që nuk janë lënduar, njofton raporti 24 orësh i policisë.
ASGJËSIMI,DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE
Rr. Lec Gradica, Prishtinë 28.08.2021-13:00. Nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që ishte lënduar në të dy këmbët. Nga njësia policore është kontaktuar viktima dhe i njëjti ka deklaruar se deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet. Viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve ishin rrëzuar edh dy punëtorë të tjerë, por që nuk kishin pësuar lëndime. Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës. Viktima ende gjendet në tretman mjekësor.