Punëtori shkon në QKUK pasi sulmohet nga menaxheri në Prizren
01 dhjetor 2019
| 13:04
Një person nga Prizreni është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi derisa ishte duke punuar në një lokal pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga një menaxher.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti në fjalë është duke u hetuar.