Punëtorja e pastrimit në AUV cak i kërcënimeve nga ish-gruaja e kolegut, kërkon ndihmën e Policisë

21 janar 2023 | 09:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast të kanosjes, ku viktimë është një punëtore e kompanisë për pastrim, e kontraktuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, e cila po përballet me kërcënime serioze  që nga viti i kaluar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për kanosjen e zyrtares S.R., (emër i njohur për redaksinë) është ish-gruaja e kolegut të saj.

Sipas informacioneve të para, e dyshuara M.H., që nga marsi i vitit 2022, në vazhdimësi e ka kërcënuar viktimën, të cilës i ka shkaktuar shqetësim e frikë të madhe.

Për motive akoma të panjohura, ë dyshuara e ka kanosur viktimën përmes telefonit, me mesazhe të ndryshme, çka e kanë shtyrë këtë të fundit ta denoncojë rastin në Polici.

Si rezultat i raportimit, Prokurori  i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Kanosje” dhe ndërmarrjën e veprimeve të tjera hetimore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim…