Punimet mbyllin përkohësisht rrugën Kaçanik-Hani i Elezit
14 shkurt 2019
| 14:19
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën “407”, për sigurinë publike, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale “N2” Kaçanik-Hani i Elezit.
Kjo rrugë nacionale do të jetë e mbyllur sipas datave dhe orareve të mëposhtme: 15-22 shkurt 2019, mbyllje e pjesërishme nga ora 08:00-11:00 dhe nga 13:00-15:30.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka kërkuar mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion.
/Epoka e re/