![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_20250212_144843.jpg)
Punimet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali janë në fazën finale (Video)
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar në rrjetet sociale se sot po zhvillohen punimet për instalimin e ndriçuesve “Flood Lights” në stadiumin kryesor të Kampit Nacional në Hajvali.
Po ashtu, sipas FFK-së është duke u punuar me intensitet të lartë për ndërtimin e tribunave veriore dhe jugore, projekt ky i financuar nga FIFA Forward dhe UEFA HatTrick.
“Kampi Nacional në Hajvali është një nga projektet më të mëdha që FFK po realizon gjatë këtyre viteve. Ky kamp po shfrytëzohet për ngjarje dhe organizime të ndryshme, duke përfshirë edukimin e trajnerëve, zhvillimin e programeve në bashkëpunim me UEFA dhe FIFA, siç janë Grassroots, TDS, Women’s Development, Elite Youth, Futbolli në Shkolla dhe Futbolli për Shkolla”.
“Rritja dhe përmirësimi i infrastrukturës është hapi më i rëndësishëm strategjik i FFK-së për përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e futbollit në Kosovë”, ka njoftuar FFK-ja.
👇 Video