Punimet në ndërtimin e objektit të çerdhes në lagjen ‘Kalabria’ përfundojnë në tetor
01 gusht 2019
| 14:06
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se punimet në ndërtimin e objektit të çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Kalabria” po zhvillohen sipas planit dinamik. Dhe sipas këtij plani, punimet pritet të përfundojnë në muajin tetor.
Kjo çerdhe është e financuar nga Bashkimi Evropian dhe ka kapacitet për akomodimin e 100 fëmijëve të kësaj lagjeje.
“Investimi në edukimin e hershëm është vendimi më i duhur për të siguruar një ardhme më të mire për fëmijët tanë dhe për të siguruar një shoqëri të shëndoshë. Ndërsa, modeli i çerdheve me bazë në komunitet është mënyra më e mirë e gjithëpërfshirjes së prindërve në edukimin e fëmijëve”, është thënë në njoftimin e komunës së Prishtinës.
/Epoka e re/