
Punimet në rrugën Kijevë-Dollc, të hënën minimi i tetë shkëmbor
21 shkurt 2025
| 19:35
Të hënën në trasen e zgjerimit të segmentit të rrugës Kijevë-Dollc do të realizohet minimi i tetë i masave shkëmbore per zgjerimin e rrugës.
Ministria e Infrastrukturës njofton se me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë: nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës”, theksohet mes tjerash në njoftim.