Punimet në stadiumin e Malishevës drejt përfundimit
17 prill 2024
| 14:22
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se punimet në stadiumin e Malishevës janë drejt përfundimit. Çeku, me anë një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, thekson se do të vazhdojnë të investojnë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin.
“Vazhdojmë pa u ndalur të investojmë për zhvillimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin. Po krijojmë kushte më të mira për sportistët dhe sportdashësit”, ka shkruar Çeku. Përndryshe, Çeku së fundmi njoftoi që Suhareka dhe Rahoveci do të bëhen me stadiume të reja.