Punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor po vazhdojnë sipas planifikimeve
06 janar 2021
| 17:26
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti i Filologjisë po vazhdojnë sipas planifikimeve dhe me dinamikën e paraparë.
Ai ka falënderuar të gjitha ekipet që po angazhohen që ky projekt i rëndësishëm kapital për Prishtinën të zbatohet dhe të jetësohet.