
Punimet për zgjerimin e rrugës “Bardhyl Çaushi” në Gjakovë drejt përfundimit
26 korrik 2020
| 16:41
Komuna e Gjakovës ka njoftuar se brenda një kohe të shkurtër qytetarët do ta kenë në shfrytëzim një rrugë moderne me të gjitha elementet që i takojnë.
“Punimet për zgjerimin e rrugës ‘Bardhyl Çaushi’ janë drejt përfundimit. Kjo është zonë e rëndësishme e qytetit tonë, prandaj falë këtij projekti edhe qarkullimi për të gjithë ata që e frekuentojnë do të jetë më i lehtë. Puna në zgjerimin e rrugës është duke vazhduar”, ka njoftuar komuna e Gjakovës.