Punohet në jetësimin e Parkut të Biznesit në Prizren
26 tetor 2018
| 14:10
Nga 40 hektarë sa janë paraparë për Parkun e Biznesit në Lubizhdë të Prizrenit, fillimisht po funksionalizohet hapësira prej 16 hektarësh. Këto ditë është duke u bërë asfaltimi i kësaj hapësire, që do të pasojë me vendosjen e ndriçimit, ndërsa nevojat e ujit dhe kanalizimit kanë përfunduar.
Punishten e kanë vizituar nënkryetari i komunës, Eshref Memaj, dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz.
Shumica e lejeve për hapjen e këtij parku janë siguruar, ndërsa komuna është duke u angazhuar që ky proces të përfundojë sa më shpejtë në mënyrë që t’i hapen dyert për mundësinë e investimeve të reja nga bizneset dhe në të njëjtën kohë edhe të gjenerohen sa më shumë vende të reja të punës.