Punoi në market për tetë vjet, vodhi proshutën me vlerë mijëra dollarë
13 shtator 2018
| 11:14
Një punonjëse marketi në Ohio është akuzuar për vjedhje pasi ka ngrënë proshutën e shtrenjtë, vlera e së cilës arrin në 9 200 dollarë.
Pronarët e zbuluan vjedhjen pasi morën informacione se një punonjëse po vidhte mishin e shtrenjtë. Një zyrtar i policisë konfirmoi se punonjësja e marketit prej tetë vjetësh është arrestuar nën akuzën e vjedhjes.