Punonjëset e pastrimit fitojnë lotarinë 1.4 milionë euro: Nuk e lëmë punën
Gratë punonjëse të pastrimit në Indi kanë arritur të fitojnë lotarinë prej plot 1.4 milionë euro.
Gratë, të cilat mbledhin mbeturina jo të biodegradueshme nga familjet në qytetin e Parappanangadi – zakonisht fitojnë rreth 250 rupi në ditë (3 dollarë).
Por këtë erë, fati u ndriti pasi kishin mbledhur para së bashku për të blerë një biletë lotarie.
Një nga fitueset, zonja Baby, humbi shtëpinë e saj nga përmbytjet shkatërruese në vitin 2018 dhe tani po planifikon të rindërtojë shtëpinë e saj dhe të paguajë borxhet e saj.
Por asnjë nga 11 gratë nuk ka ndërmend të lërë punën. Në të vërtetë, një ditë pas fitores së tyre, ata të gjithë u paraqitën si zakonisht për punët e tyre.
“Ne kemi vendosur për një gjë. Ne nuk do ta lëmë këtë punë sepse ishte ky kolektiv që na solli prosperitet”, tha një fituese, znj. Leela.