Punonjësi i bankës në Kinë përvetëson 15 milionë dollarë
10 prill 2019
| 12:01
Një punonjës i një banke të nivelit të dytë në Kinë është akuzuar se ka përfituar 100 milionë juan, ekuivalente me 15 milionë dollarë, nga llogaritë bankare të klientëve për tri vjet falë pinit të bankës. Lajmi është bërë me dije nga agjencia “Bloomberg”, e cila saktëson se ngjarja kishte ndodhur rreth një vit më parë. Banka në fjalë kërkon ndjesë për incidentin ndaj personave të prekur prej vjedhjes.