Punonjësi i një parkingu rrahet me pronarin e veturës

12 tetor 2018 | 14:04

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me pagesën e parkingut për veturë, ka sulmuar fizikisht viktimën, biletashitësin mashkull.

Viktima si pasojë e lëndimit ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.

Po ashtu gjatë sulmit fizik dhe rrahjes është dëmtuar edhe një automjet me tabela të huaja pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.…