Punonjësit e “AstraZeneca” në ShBA do të vaksinohen me “Pfizer” ose “Moderna”
Kompania farmaceutike britaniko-suedeze, “AstraZeneca”, ka kërkuar që punonjësit e saj në SHBA të vaksinohen kundër koronavirusit nëse dëshirojnë të kthehen në punë.
Punonjësit e saj duhet të vaksinohen me njërën nga vaksinat konkurrues: Pfizer , Moderna ose Johnson & Johnson.
“Ne do të kërkojmë që të gjithë punonjësit e AstraZeneca në Shtetet e Bashkuara të cilët nuk punojnë nga shtëpia të vaksinohen kundër COVID-19”, ka deklaruar zëdhënësi i kompanisë në një deklaratë në “The Hill”.
Edhe pse “AstraZeneca” ka vaksinën e vet të miratuar nga vendi për Covid, injeksioni nuk ka marrë ende dritën jeshile nga autoritetet shëndetësore të Uashingtonit.
Vaksina “AstraZeneca” është një nga katër vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).