Punonjësit e “Google” kundër bashkëpunimit me Pentagonin

09 prill 2018 | 12:09

Qindra punonjës të “Google” kanë firmosur një letër të hapur, ku kërkojnë nga eprorët e tyre që të ndalojnë punën e përbashkët me Pentagonin për një projekt ushtarak.

Bëhet fjalë për projektin e koduar “Maven”, ku Pentagoni ka kërkuar ndihmën dhe përvojën e gjigantit të teknologjisë në fushën e inteligjencës artificiale për të përmirësuar avionët bombardues pa pilotë.

Punonjësit që kanë dalë kundër besojnë se ky vendim i “Google” mund t’i shkaktojë kompanisë një dëm të pariparueshëm të imazhit. “Besojmë se ‘Google’ nuk duhet të përfshihet në fushën ushtarake dhe produktet e saj nuk duhet të ndihmojnë në luftë. Ndaj, kërkojmë që projekti Maven të anulohet dhe ‘Google’ të hartojë një rregullore të qartë, ku të bëjë të qartë se as ‘Google’ dhe as kontraktorët  e saj nuk do të përfshihen në ndërtimin e makinerive ushtarake hi-tech”, wshtw thwnw ndër të tjera në letrën e punonjësve tw “Google”.

Letra e hapur është nënshkruar nga mbi 3100 punonjës të kompanisë dhe sipas “Newë York Times” është firmosur edhe nga një grup kryeinxhinierësh të njohur të kompanisë. Peticioni, së bashku me nënshkrimet e grumbulluara i është dorëzuar shefit ekzekutiv të kompanisë, Sundar Pichai./tch/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar betejën…