Punonjësit në Apple formojnë sindikatën e parë të bashkuar
19 qershor 2022
| 17:50
Punëtorët në një dyqan Apple në Maryland të ShBA-së kanë votuar për një sindikatë të bashkuar, duke formuar sindikatën e parë të shitjes me pakicë, tek gjigantit i teknologjisë.
Sindikata e re për Koalicionin e Punonjësve të Organizuar të Shitjes me Pakicë – i shkroi një letër të hapur kompanisë Apple në maj, duke thënë se iniciativa ishte për të fituar të drejtat që nuk i kanë aktualisht, por se nuk duan të dalin kundër ose të krijojnë konflikt me menaxhmentin.
Dyqane të tjera të Apple në Atlanta dhe Nju Jork, gjithashtu kanë bërë lëvizje drejt bashkimit, raporton BBC.
Sindikatat janë më pak të zakonshme në ShBA sesa në shumë vende evropiane, por ende mbrohen me ligj.