Punonjësja e ZKA-së ka përfunduar me sukses programin “Liderët e rinj”

15 mars 2021 | 22:22

Punonjësja e ZKA-së ka përfunduar me sukses programin “Liderët e rinj” të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t.

Drejtoresha për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Qendresa Mulaj, ka përfunduar me sukses programin “Liderët e rinj” 2019-2021, të organizuar nga Iniciativa për Zhvillim e INTOSAI-t.

Me këtë rast Mulaj ka thënë se ky program ka qenë një mundësi e mirë për të mësuar dhe eksploruar më shumë për zhvillimin personal dhe institucional. Ajo ka thënë se përmes zbatimit të strategjisë për ndryshim ka kontribuar në ndryshimin pozitiv të Zyrës Kombëtare të Auditimit.   

Kurse Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka uruar të gjithë të diplomuarit e programit, në veçanti znj. Mulaj duke thënë se ajo ka treguar vizionin dhe ambicien e saj për të qenë një agjente e ndryshimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit. “Prandaj ndjehem i sigurt që puna e saj në të ardhmen do të jetë në të mirë të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë në emisionin Pressing në T7…