Punonte në morg, si e kuptoi nëna vrasjen e 20-vjeçarit në Velipojë: Peshqiri mu duk si i djalit…

29 qershor 2021 | 16:17

Nëna e 20-vjeçarit Musaen Zeneli, Anila Zeneli, ka folur për herë të parë këtë të martë duke thyer heshtjen, për ngjarjen e rëndë që goditi familjen e saj. I biri i saj mbeti i vrarë nga plumbat e armës në ditën e parë të punës në një hotel në Velipojë.

Ajo ka treguar se lajmin e ka marrë vesh me vonesë, nga të afërmit e saj, vëllai e tezja në Itali.

Anila Zeneli ka rrëfyer se telefonata e fundit me të birin ka qenë në orën 19:00 të mbrëmjes të shtunën. Biseda për qenin që kishin në shtëpi do jetë e fundit që ajo do mbajë mend me djalin që tani nuk jeton më.

“Kam tentuar te kontaktoj prapë por nuk kam mundur. Bisedën e fundit e kemi bërë për një qen që mbante në shtëpi”, ka treguar ajo.

E shkatërruar nga ajo që i ka ndodhur, nëna e Musaenit ka thënë se ajo që po e lëndon më shumë pas vdekjes së djalit është lajmi i përhapur se ai ka qenë i sëmurë.

“Djali im nuk ka qenë autik dhe nuk e di kush e ka nxjerrë këtë se ai është autik. Kjo më ka lënduar shume dhe është e papranueshme sepse ai nuk ka qenë i sëmurë”, ka thënë ajo për gazetarin e “Panorama”.

Teksa ka kërkuar që të shohë kamerat e hotelit, për të kuptuar atë që ka ndodhur atë natë, kur djali i saj humbi jetën nga plumbat e sherrit mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj, nëna e 20-vjeçarit ka thënë se tani ajo që do është të vihet drejtësi!

“Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve të vrarë nuk kam kontaktuar, por pres këdo që të jetë, të paktën ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Unë nuk e di si është qëlluar Musaeni sepse ka vetëm gojëdhëna dhe dua të shoh kamerat e sigurisë për ta vërtetuar. Dua drejtësi në ketë ngjarje dhe dua të di shkakun se nuk ka qenë e keqja e kerkujt”, është shprehur Anila Zeneli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ciro Immobile është gati për të sfiduar Belgjikën në “Euro…