“Punonte për bukën e gojës”, flet gjyshja e kamarierit që u vra në Shqipëri
Hava Muka gjyshja e Gledian Mukës, kamarierit të pafajshëm të vrarë gabimisht gjatë atentatit në Memaliaj, ka dhënë këtë të hënë një deklaratë për media. Gjyshja e moshuar kërkon drejtësi për nipin e ndjerë. Ajo thotë se 36-vjeçari ishte një person i mrekullueshëm, i cili nuk është i përfshirë në asnjë veprimtari kriminale. Gjyshja thotë se Glediani kishte 1 vit që punonte si kamarier për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij.
“Djalin e kemi patur flori e shkuar floririt. Nuk e prisnim që të vritej djali, Ai punonte atje kamarier për bukën e gojës. Përse ma vranë djalin, përse?! E kishte lënë punën dhe po rrinte atje se ishte vapë. Unë jam gjyshja, në këto kushte kërkojmë të drejtën e djalit, përse na i vranë. Çfarë bën shteti, i morën jetën djalit! Floriri i nënës! Duam drejtësi që na vranë djalin pa faj, duke punuar. Ishte i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që punonte atje kamarier. Punonte aty për bukuri. Një djalë i mrekullueshëm. E kishim yll mezi e kemi rritur”, tha gjyshja.
Shënjestër e atentatit në Memaliaj, ku vra gabimisht kamarieri Gledion Mukja dhe klienti Marsel Çela ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili mbeti i vrarë gjithashtu.