“Punonte si prostitutë por…” Ish-modelja ruse gjendet e vdekur në një lumë, e veshur vetëm me të brendshme dhe…

26 gusht 2022 | 12:13

Një yll i njohur televiziv rus i realitetit, e cila u zhduk në fillim të këtij muaji, është gjetur e vdekur në një lumë, e veshur vetëm me të brendshme.

Anastasia Kochervey, e cila u bë e njohur pas pjesëmarrjes në një emision për takime me djem beqarë, u gjet e pajetë në një lumë në Shën Petersburg më 13 gusht. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk dihet nëse shkaku i vdekjes së saj është vrasja apo shkaqe natyrale.

“Punonte si prostitutë por...”/ Ish-modelja ruse gjendet e

Modelja ishte zhdukur para 3 ditësh dhe nëna e saj kishte bërë një denoncim në polici. Raportohet se ajo kishte nisur të punonte si prostitutë, duke fituar rreth 700 mijë euro, me qëllim që të paguante shërbimet për shërimin e nënës së saj që vuante nga kanceri.

Ajo numëron rreth 145,000 ndjekës në Instagram, por nuk kishte postuar asgjë për më shumë se një vit.

Më herët në 2018 modelja ka treguar se ishte arrestuar në turqi, teksa po blinte në një dyqan, ndërsa ishte dhe shtatzënë. Ajo nuk ka treguar se përse u arrestua, megjithatë tregoi se edhe pse ishte shtatzënë, nuk i pengoi policët turq që ta dhunonin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Pejë ka arritur të identifikoj dhe arrestoj tre…