Pupovci bën thirrje për respektim të masave anti-Covid në shkolla

29 tetor 2021 | 13:55

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Dukagjin Pupovci në një konferencë për media ka thënë se të gjitha institucionet arsimore kanë filluar punën me rregull, për çka ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë masat anti-Covid.

Ai ka treguar se në 96 për qind të shkollave është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që kanë nisur me pak vonesë.

“Nga data 25 tetor të gjitha institucionet edukative arsimore dhe ato të arsimit të lartë kanë filluar me punë të rregullt dhe orar të rregullt. Në 96% të institucioneve arsimore është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që kanë nisur me pak vonesë. Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave anti-Covid”, ka thënë zëvendësministri Dukagjin Pupovci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga muaji mars deri më tash, në Shërbimin e Mikrobiologjisë…