Pupovci i 64-ti në sllallom të madh

10 shkurt 2025 | 15:35

Skitari ynë Andi Pupovci ka garuar sot në disiplinën e sllallomit të madh në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Bakuriani 2025, që po mbahet në Bakuriani të Gjeorgjisë.

Në një konkurrencë të fortë, Pupovci në renditjen e përgjithshme pas dy lëshimeve, përfundoi i 64-ti nga 92 garues, 28 prej të cilëve dolën nga shtegu.

Nesër garon Klara Sefaj në sllallom të madh. Sefaj e Pupovci janë të vetmit që po e përfaqësojnë vendin tonë.

Pupovci dhe Sefaj, do të garojnë edhe në sllallom.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që nga themelimi i saj në…