Pupovci i fton mësimdhënësit të vaksinohen: Ta mbajmë mësimin në shkolla

23 korrik 2021 | 12:36

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka mbajtur konferencë për medie.

Pupovci ka deklaruar se kanë hartuar draft kalendarin për fillimin e vitit të ri shkollor, duke shtuar se këtë vit do të përdoren tekstet alternative. “Regjistrimi i nxënësve në shkolla të dhjeta ka përfunduar dhe afati i dytë mbyllet me 23 gusht. Qeveria ka ndarë buxhetin për tekste shkollore. Në këtë vit do të përdoren tekste alternative”. “Po ashtu do të shpallet lista e teksteve shkollore. Sa i përket testit të arritshmërisë në Kamenicë do të mbahet me 3 gusht”.Sa i përket vaksinimit ai tha se mësimdhënësit kanë qenë kategori prioritete dhe presin që të gjithë mësimdhënësit të vaksinohen. Madje, ai ka bërë thirre për vaksinim në mënyrë që viti i ti shkollor të mbahet në shkolla. “Nuk ekziston ligj që e obligon dikë të vaksinohet. Ftojë mësimdhënësit të vaksinohen në mënyrë që të bëjnë të mundur fillimin e vitit të ri shkollor”, u shpreh ai.

Ai ka sqaruar se ka filluar aplikimi për studimet bachelor dhe maste dhe ka paralajmëruar lehtësime për studimet e doktoratës. “Ka filluar puna për aplikimin e studentëve për semestër për bachelor dhe master. Do të ketë lehtësime edhe për studentët e doktoratës”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hakan Calhanoglu u largua me parametra zero nga Milani gjatë…