Pupovci, LDK-së: Ju legjitimuat Universitetin e Mitrovicës së Veriut, duke ua njohur diplomat

22 gusht 2021 | 16:52

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, i është kundërpërgjigjur LDK-së, e cila e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për vënien e gurthemelit të Universitetit të Mitrovicës së Veriut.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se legjitimiteti i Universitetit të Mitrovicës së Veriut ka ndodhur në vitin 2015, kur qeveria e atëhershme ka njohur diplomat e këtij universiteti për qëllime punësimi.

“Në fakt, legjitimimi ka ndodhur më 30 dhjetor 2015, kur Qeveria e koalicionit LDK-PDK ka aprovuar Rregulloren 21/2015 përmes së cilës shtetasve të RKS që kanë mbaruar studimet në Universitetin e Mitrovicës së  Veriut  ju njihen diplomat për qëllime punësimi. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 30 prill 2021 janë njohur 1,709 diploma të lëshuara nga ky Universitet. Nuk e di si mund të legjitimohet më mirë një universitet sesa duke ju njohur diploma”, ka shkruar Pupovci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…