Pupovci: Përmirësimi i rezultateve të testit PISA s’do të thotë përmirësim i cilësisë së arsimit
Dukagjin Pupovci, drejtor në Qendrën e Arsimit të Kosovës, ka thënë se mund të ketë përmirësim në rezultatet e testit PISA sepse ka pasur edhe është punuar në vetëdijesimin e nxënësve por kjo nuk do të thotë që do të ndryshojë cilësia e arsimit në Kosovë pas kësaj.
Pupovci ka deklaruar në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini se mund të ketë përmirësim të rezultateve sepse janë poashtu edhe nxënësit që kanë lindur në vitin 2002 edhe kanë pasur qasje në teknologji e vetëdijesim më të madh dhe se ata po i nënshtrohen këtij testi këtë vit.
“Nuk është qëllimi i Testit PISA që na të bëjmë gara me shtetet tjera edhe të tregojmë se u përmirësuam, sepse përmirësimi i gjendjes administrative nuk do të thotë se e ke përmirësuar gjendjen e arsimit në përgjithësi” ka deklaruar Pupovci.