Pupovci, SBAShK-ut: Ligji i Pagave mund të aprovohet deri në fund të vitit

12 nëntor 2021 | 12:39

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, në një konferencë për medie, ka bërë me dije se është duke u punuar intensivisht nga institucione në Ligjin e Pagave.

Këtë deklaratë ai e dha pas paralajmërimeve të SBAShK-ut për bllokadën në arsim nëse nuk miratohet ky ligji.

“Sa i përket SBAShK-ut adresa është Ministria e Arsimit. Ne kemi takime të rregullta. Ata kanë shprehur pakënaqësi për Ligjin e pagave që vlen për gjithë sektorin publik dhe është duke u punuar në këtë ligj, dhe deri në fund të vitit mund të aprovohet”, ka thënë Pupovci.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, para disa ditësh ka paralajmëruar grevë në sektorin e arsimit nëse nuk zbatohet Ligji i Pagave.

Ai ka thënë se nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk zbatohet Ligji i Pagave do të ketë grevë në sistemin arsimor.

“Ne jemi duke u përgatitur për dialog, por nëse dialogu mungon dhe në janar nuk zbatohet Ligji i Pagave, atëherë sistemi arsimor do të jetë i tëri i bllokuar dhe do të kemi greva. Kështu do të kemi humbje orësh në arsim. Një gjë duhet ta dinë të gjithë. Ne nuk jemi fajtorë”, ka deklaruar Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli anglez humbet një tjetër legjendë, një futbollist që ka…