Pushimet pasionante të Theo Hernandez dhe Zoe Cristofolit
06 korrik 2021
| 11:18
Pasi mbylli një sezon mjaft të lodhshëm, ku u shfaq si një nga protagonistët kryesorë që udhëhoqi Milanin drejt një vendi në zonën Champions, mbrojtësi francez Theo Hernandez po shijon pushimet në plazh.
Nën shoqërinë e futbollistit kuqezi është e dashura e tij Zoe Cristofoli, me të cilën është i lidhur prej kohësh, ndonëse në fillim të këtij viti patën një krizë të vogël dhe qëndruan larg njëri-tjetrit.
Tashmë çifti duken më të lumtur se kurrë në krah të njëri tjetrit dhe po shijojnë në maksimum ditët e fundit të pushimeve, duke qenë se të enjten Theo do të rikthehet në Milano, për të nisur përgatitjet nën urdhrat e Stefano Piolit.