Pushimi dimëror i nxënësve shtyhet në janar (Video)
15 dhjetor 2017
| 20:59
Këtë vit nxënësit në Kosovë do ta kenë pushimin dimëror në muajin janar.
Nga data 3 deri me datën 12 janar gjithë shkollat e Kosovës do të jenë pushim në kuadër të ndryshimit të pushimit dimëror nga Ministria e Arsimit.
Në përgjigjen e MASHT’it dhënë për Tribuna Channel tregohen arsyet e këtij ndryshimi.
E drejtori i shkollës së Mesme Ekonomike në Prishtinë, Jahë Sahiti thotë për Tribuna Channel vlerëson se ndryshim i bërë është pozitiv pasi zvogëlon shpenzimet, fëmijët janë më të sigurt dhe është një pushim më i kompletuar.
I pajtimit me ndryshimin është edhe mësimdhënësi i shkollës “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, Osman Vitia.
Ai thotë se ky vendim është i drejtë për dy arsye.