Remi: Pusho i qetë Bajrush Behrami!
01 korrik 2018
| 15:29
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa – Remi, është prekur nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Bajrush Behrami.
Remi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Bajrush Behrami ishte patriot, i qetë, i urtë, artisti dhe i dashur.
“Miku im, patriot, i qetë, i urtë, artisti, i dashur, i këndshëm me humor, të bënte për vete dhe aktivë në kohët e vështira. Pusho i qetë Bajrush Behrami!”, ka shkruar Remi.
/Epoka e re/