
Pushohet nga puna regjisori i “Guardian of the Galaxy”
24 korrik 2018
| 11:00
“Disney” ka larguar nga puna regjisorin e “Guardians of the Galaxy Vol.3”, James Gunn, pasi një numër i postimeve ofenduese të tij u shfaqen nëpër rrjetet sociale.
Regjisori amerikan ka kërkuar falje pasi u shfaqën disa shkrime të tij në “Twitter”, ku përmendej pedofilia dhe përdhunimi. Megjithatë, kreu i “Walt Disney Studios”, Alan Horn, ka bërë me dije largimin e tij në fund të javës.