Pushojnë hetimet ndaj policit që dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së, avokati: E vërteta doli në shesh

24 mars 2025 | 16:34

Kanë pushuar hetimet ndaj Idriz Gashit, rreshterit të Policisë së Kosovës i cili dyshohej se kishte marrë pjesë në një tubim elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës.

Avokati i tij, Arianit Koci, ka shkruar në “Facebook” se “e vërteta doli në shesh”.

“Idriz Gashi, i pastër si loti. Rreshteri Idriz Gashi, pjesë e Task Forcës Hetuese dhe hetues në rastet më të ndjeshme të korrupsionit në vend, ishte dyshuar padrejtësisht se kishte marrë pjesë në një tubim të PDK-së. Sot jemi informuar se hetimet janë pushuar. Nuk ka pasur asnjë shkelje. Asnjë provë. Asnjë fakt”, ka shkruar  avokati Koci.

Ai ka thënë se nga dita e parë ka insistuar “që të dalë e vërteta”.

“I kam thënë: ‘Këtë betejë do ta fitojmë, sepse po akuzohesh padrejtësisht’”.

“Fituam! Në kohën kur po e gjykonin publikisht, unë i kam qëndruar afër – si avokat dhe si njeri. Tani, ai del më i fortë, më i pastër dhe me kokën lart”, ka shkruar Koci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Azer Bislimaj zyrtarisht do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në…