Pushteti nuk e votoi rezolutën për policinë, opozita i hakmerret. Nuk ia voton marrëveshjet ndërkombëtare
Në Kuvendin e Kosovës nuk janë vendosur në votim fare marrëveshjet ndërkombëtare të parapara që të vonoheshin seancën e së enjtes.
Kjo sipas kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca është duke ndodhur për shkak të mungesë së kuorumit, pasi q në votim nuk po merr pjesë opozita.
Marrëveshjet e ndërkombëtare të paraparë që të votoheshin në këtë seancë ishin: Marrëveshja e financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”, ajo në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin mbështetja për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në zonat rurale përmes diversifikimit të aktiviteteve.
Kujtojmë se të enjten deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme ku PDK-ja ka propozuar një rezolutë për mbështetjen e policisë.