Pushteti nuk i jep votat për themelimin e Komisionit Hetimor për kontratat njëburimore
28 mars 2024
| 13:12
Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të formohet Komisioni Hetimor parlamentar që do t’i hetojë kontratat njëburimore të qeverisë Kurti.
Ky komision hetimor është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është përkrahur edhe nga partitë tjera opozitare.
Në seancën e sotme e cila është përcjellë me akuza e kundërakuza, partitë opozitare kanë kërkuar ë Kuvendi t’i jap dritën jeshile formimit të këtij komisioni, me ç’rast mazhoranca e ka parë të paarsyeshme.
Madje, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar t’i propozojë emrat e anëtarëve për këtë komision dhe rrjedhimisht nuk kanë marrë pjesë në votim.