
Pushteti nuk i ka numrat në Kuvend, Konjufca shtyn seancën
03 tetor 2022
| 12:31
Është shtyrë për në ora 13:00 seanca e Kuvendit.
Kjo shtyrje e ka ndodhur pasi shumica parlamentare nuk i kishte numrat për ta vazhduar seancën.
Shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare janë deklaruar kundër shtyrjes së seancës, por që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka vendosur që seanca të shtyhej, ku do të votohej për dy anëtarët e KGjK-së.