Pushteti refuzon kërkesën e deputetit Selmanaj për Projektligjin për KPK-në
27 qershor 2024
| 11:52
Kuvendi i Kosovës ka refuzuar kërkesën e deputetit të LDK-së, Driton Selmanaj, që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) të kthehet të Komisioni i Venecias, ashtu siç ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian.
Kërkesa e deputetit të LDK-së është refuzuar me 47 vota kundër, 27 për dhe 4 abstenime.
Ndaj kërkesës së Selmanaj ka abstenuar edhe kryeparlamenari Driton Selmanaj.
Kërkesa e Selmanaj është përkrahur vetëm nga opozita.