Pushteti s’i ka votat për projektligje, në mungesë kuorumi seanca shtyhet për të hënën

20 tetor 2022 | 17:20

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi për t’i votuar dy projektligje, atë për përcaktimin e çmimit tavan për produktet elementare dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike, e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar të hënën.

Në të dy këto projektligje kanë marrë pjesë jo më shumë se 58 deputetë, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se seanca do të vazhdojë të hënën nga orën 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka pranuar një…