Pushteti thotë se koha më e mirë për zgjedhje është nëntori, opozita e quan qeverinë të dështuar
Edhe një ditë nis afati ligjor kur presidentja Vjosa Osmani, mund të shpallë datën e zgjedhjeve parlamentare por Zyra e Presidentes nuk bëri të ditur se kur saktësisht do të ftohen partitë politike për konsultime rreth datës së zgjedhjeve. Për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje periudha më e mirë për zgjedhje është nëntori. Deputetit Mefail Bajqinovci, tha se diskutimet mes pushtetit dhe opozitës për zgjedhje mund të nisin në gusht.
“Opozita nuk ka kauze dhe po shifet ne çdo sondazh që bëhen po tregon qe opozita ka asnjë kauzë që mund ta ketë të drejtë që popullin ta vlerësojë. Gjitha këto iniciativa që kanë marrë kanë qene të kota dhe s’kanë pasur sukses ne opinion publik opozita tëre kohen gjithçka sheh zi ë terr derisa razultatet të tregojnë krejt ndryshe në raportet e ndërkombëtare e vendore se si e kanë lënë ketë Kosovën. Mendoj qe ky git është vit zgjedhor sepse jemi në vitin e katërt dhe besoj se deri ne fund vit do ti kemi zgjedhjet dhe do kalojmë. Me sukses. Nuk e din por mendoj qe ky vit do te jete vit zgjedhor a do jetë dhjetor-nëntor varësisht si merren partitë me presidenten kishte me qenë mirë mos me shku në dimër të ftohtë dhe te jetë dikund me nëntor”, tha Bajqinovci,.
Një iniciativë për zgjedhje të parakohshme dështoi kohë më parë, në mungesë të një konsensusi të partive opozitare për shpërndarjen të Kuvendit.
Në PDK thonë se shkuarja në zgjedhe varet nga kryeministri Kurti.
“Që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme është mundësia e vetme e kësaj poizte sepse kanë votat . ne si opozitë si kemi votat dhe kemi dy parti që s’janë të gatshme të nënshkruajnë mocion që si PDK e kemi propozuar për të shkuar në zgjedhje. Shkuarja ne zgjedhje varet nga Kurti. Shkuarja në zgjedhje është e domosdoshme por fuqia e votës mbizotëron këtë vendim dhe vullnet të opozitës s’është në dorën tonë”, tha Ariana Musliu nga PDK-ja.
Ndërkohë më se e gatshme për zgjedhje shprehet AAK-ja. Madje kryetari saj në një emision televiziv e ftoi kryeministrin Kurti në një ballafaqim për të krahasuar punën e qeverisjeve të tyre, duke theksuar se ai ka qenë vetëm dy vjet në qeverisje.
”Me 24 maj, Kryeministri Kurti e pat shkurtuar vizitën në Londër dhe nga aeroporti erdhi direkt në seancë për përballje. Atë ditë pritej të kishte debat për 3-vjetorin e punës së qeverisë, me ftesë të AAK-së. Në konkluzionet e rezolutës, kërkohej shkarkimi i qeverisë. Debati nuk u mbajtë në mungesë të deputetëve të opozitës (vetëm 3 deputetë ishin të pranishëm). Në atë seacë mungoi edhe vetë z. Haradinaj. Tërë dimrin e pranverën këtë vit kanë folur për këtë mocion, prej të cilit hoqën dorë me 24 maj. Tash, ftesa e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për debat me Kryeministrin Kurti, nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse pakënaqësi me shikushmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai. Sigurisht që sjellja e “Kryeministrit Kurti në të njëjtin kuadër televiziv do ta ndryshonte këtë”, tha Kryeziu.
Ndërkohë deputetë të AAK-së thonë se Qeveria e drejtuar nga kryeministri Kurti është e dështuar dhe se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë.
“Jemi vonë për këto zgjedhje sepse është dashur me herët të kishim. Pasur procesin zgjedhor sepse ky Kuvend më s’ka energji, vullnet e dëshirë t’i çojnë proceset përpara kjo qeveri ka nevojë për ndërrim sepse është dëshmuar si dështake. Sa më herët aq më mirë jemi të përgatitur”, tha Shemsedin Dreshaj nga AAK.
Në Institutin Demokratik të Kosovës ndërkaq thonë se ende ekziston mundësia për zgjedhje të parakohshme në vend por sipas tyre kjo nuk do të ndodh ndodhë para shtatorit.
“Duke filluar nga 25 korrik e deri në mes nëntorit është periudha kur presidentja ka të drejtë të shpallë zgjedhjet e rregullta. Pas datës 15 nëntor përkatësisht nëse nuk uk arrihet një dakordim deri atëherë s’do të ketë më zgjedhje të jashtëzkonshme por do jenë të rregullta. Nëse ka gatishmëri në mes spektrit politik mes pushteti dhe te pakte një partie opozitare besoj se ende ekziston mundësia për zgjedhje të parakohshme por që nuk besoj se kjo do të ndodh para përmbylljes së sesionit pranveror të punës së Kuvendit respektivisht para se të fillojë sesioni vjeshtor gjatë pjesës së dytë të shtatorit deri atëherë besoj se as presidentja nuk do të inicojë raundin e diskutimeve për të caktuar datën e zgjedhjeve”, tha Eugen Cakolli-Instituti i Demokratik i Kosovës
Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën më 14 shkurt të vitit 2021, në të cilat Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë mbi 50% të votave./RTV21.