Pushtuesit e egër i lanë pa varr këta dy shqiptarë të mëdhenj
23 gusht 2020
| 00:21
Profesori universitar e filozofi, Blerim Latifi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar për pushtuesit e ndryshëm mbi popullin e Kosovës, të cilët kanë vrarë e zhdukur shumë shqiptar.
Ndër ta ai, ka veçuar Pjetër Bogdanin dhe Ukshin Hotin të cilët pothuajse kishin fatin e njëjtë, pushtuesi i egër i ka lënë pa varr.
Postimi i plotë i profesorit Latifi:
Dy shqiptarë të mëdhenj, të dy u lindën dhe u rritën në luginat rreth Prizrenit të lashtë, duke vështruar çdo mëngjes madhështinë e Pashtrikut, të dy u bënë filozofë, të dy u ngritën kundër robërisë, të dy kishin një vizion për atdheun e tyre, Evropën, dhe të dy kishin të njëjtin fat në vdekjen e tyre: pushtuesit e egër i lanë pa varr. Pjetër Bogdani dhe Ukshin Hoti.