Pushtuesit vijnë si “çlirimtarë” nga Meriman Braha/ Një permendore për luftëtarët e lirisë të te gjitha brezave

19 nëntor 2024 | 14:54

Shkruan: Reshat Sahitaj

Romani “Pushtuesit që vijnë si “çlirimtarë” , hapët më lëngimët dhe vuajtjët e të sëmuerit të Bosforit, i cili po i përjeton ditët e fundit të jetës. Supërfuqitë e asaj kohe si: Frnaca, Austro-hungaria, Rusia e Gjermania i dërgojnë mjekët më të mirë e të cilët e krijojnë një konsilium për kujdesjën e të sëmuerit të Bosforit. Secili nga mjekët veprojnë për interesa të shteteve të që i përkasin. Në anën tjetër pranë të sëmuerit të Bosforit shkojnë përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës , të cilët i lutën Perëndisë për sherimin e të sëmuerit të Bosforit, e diku shumë largë tyre janë edhe përfaqësuesit shqiptarë të cilët nuk merakoseshin për shëndetin e të sëmuerit e as për vdkejën e tij , por i lutëshin Zotit t’i shpëtonte nga një zezonë edhe më e keqe që po i kanosej popullit shqiptar, pas vdekjës së të sëmuerit.
Autori Meriman Braha, në mënyrë briliante kalon nga një kapitull në kapitullin tjetër , nga një ngjaje në ngjarjën tjetër , nga një hapësirë gjeografike në tjetrën , duke e futur lexuesin në prapaskena të sofitikuara të Supërfuqive dhe të vetë të sëmuerës së Bosforit. Popujt e shtypur mbi 500 vjet nën sundimin e Perandorisë Osmane, tani në momentët kur kjo po e përjeton fundin e saj, ata po zgjohën duke i moderniziar ushtritë e tyre dhe duke e rritur numrin e ushtrive të tyre dhe secili bëhej gati për të kapërdirë copat e tokave të huaja. Në këtë trekëndësh famkeq paraqitët populli shqiptar i vetmuar por në përpjekje për të ruajtur mëvetësinë pavarësisht rrezikut që i kanosej nga Supërfuqitë, nga fqinjët tanë ballkanikë Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria , nga ana tjetër nga Turqia.
Vendimet e Supërfuqive dhe planët e Rusisë kundër shqiptarëve, zgjojnë apetitët e shteteve fqinje të Ballkanit të cilat bashkarisht mobilizojnë rreth një milion ushtarë , për zhbërjën e popullit shqiptar dhe territoreve të tyre. Në këtë kontekst, shkrimtari Meriman Braha, e përshkruan gjendjën psikologjike të përsonazheve të Perandorisë Turke , të cilët kujdesën për ruajtjën e territoreve shqiptare për të pasur dalje në Detin Adriatik. Për të ruajtur këto territore do t’i përdorin shqiptarët duke i manipuluar, mirëpo në çdo betejë ushtarët turqë tërhiqën duke i lënë ushtarët tanë pa armë e duarthatë nën mëshirën e bajonetave serbo-malzezo-bullgaro-greke. Autori Meriman Braha , nga këto beteja lexuesit ia sjellë trimat shqiptarë të cilët tentojnë të mbrojnë atdheun madje edhe duke e sakrifikuar vetën e tyre. Në romanin “Pushtuesit që vijnë si “çlirimtarë”, na parakalojnë vështirësit e popullit tonë të torturuar e të masakruar nga forcat e sllavo-greke si në shiritin filmik. Një përshkrim të ngjarjeve dramatike të historisë sonë kombëtare, ku nga një pushtues i vjetër, vjen pushtuesi i ri, e rezistenca e popullit shqiptar nuk është e mjaftuesshme , sepse trimat tanë vritën nga vetë shqiptarët e shitur.
Pushtuesit vijnë si “çlirimtarë” nga Meriman Braha, radhitët në zhanrin e romanit historiko-dokumentar. Brumin për këtë vepër, autori e merr nga dokumentët e ndryshme historike që pastaj më imagjinatën e tij si një shkrimtar tanimë i afirmuar, e thurrë rrëfimin artistik e që lexuesi nuk mundët të hetoj së ato qindramijëra shpërngulje të shqiptarëve, vrasje , arrstime… , janë raste të verteta dhe shifra reale.
Pushtuesit vijnë si “çlirimtarë”, është një vepër shumë e ndijshme ngase nga faktët duhët kaluar në thurrje artistike, e poashtu një vepër shumë e rrallë në letërsinë tonë dhe e vetmja që i trajton luftërat ballkanike me një precizitet dhe saktësi historike të ngjarjeve. Si në çdo roman tjetër historik edhe “Pushtuesit vijnë si “çlirimtarë”, i bashkon përsonazhet historik ose fiktiv, dhe ngjarjet reale për të arritur të ndërtojë një roman të mirëfilltë. Në këtë zhanër në letërsinë botërore është i njohur Walter Scott, i cili pas suksesit të madh të Lord Bajronit, iu pervesh punës për të shkruar romanin historik Ivanhoe (Ajvano 1819 ) , vepër e cila u adaptua edhe në Holivud.
Në letërsinë shqiptare perveç “Skenderbeut” nga Sabri Godo që njihet si kryevepër e tij, janë edhe disa shkrimtarë tjerë të suksesshëm, e disa të këtyre dy dekadave të fundit , që kanë bërë përpjekje në këtë zhanër e sidomos për të lartësuar figurën e mbretëreshës Teuta, por nuk kanë arritur të ndërtojnë roman historik serioz, sepse nuk janë sherbyer më fakte e ngjarje historike shkencore, por vepren e tyre e kanë shtruar me ato që kanë dëgjuar ose lexuar në googel. Për ndryshim nga tjerët , shkrimtari Meriman Braha është sherbyer nga dokumente të shumta historike për ngjarjet e ndodhura, nga këshilltarë ushtarakë për strategjinë e forcave të ndryshme. Shkrimtari Meriman Braha, nuk e krijon historinë, por e shkruan historinë, sipas ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë një periudhe të caktuar.
Në “Pushtuesit vijnë si “çlrimtarë”, janë të pa tejkalueshëm beteja e Kumanovës, beteja e Carralevës, rrethimi i Shkodrës , lufta e Lumës e shumë beteja tjera , ku autori Meriman Braha ka derdhur talentin e tij prej një shkrimtari të talentuar por edhe djersë të shumta për të lexuar dokumente historike , në mënyrë që romanit të tij të mos i mungojë asnjë ngjarje, asnjë element historik që mos t’i shpetojë numërimit të viktimave qoftë të vrarë apo të shpërngulur nga ushtria serbe.
Në betejën e Kumanovës, kundër shqiptarëve që përbënin gjithësejtë 60mijë ushtarë me disa vullnetarë shqiptarë që iu bashkuan ushtrisë turke, përballë tyre ishte ushtria serbe më 250mijë ushtarë më armatim modern të kohës. Brenda dy ditë luftimësh do të vritën 1200 vullnetarë shqiptarë dhe Kumanova do të pushtihej nga serbët. Përshkrimin e pushtimit të Kumanovës, autori e përshkruan shumë dhimbshëm, por në bazë të fakteve si psh “ Kronika…, sikur po i numëronte të rënët në betejë si thasët më rërë , thoshte se u vranë rreth njëmijë e dyqind nga radhet e mbrojtsëve , të evidentuar, qëllimisht, si humbje e turqve , që, në fakt, ishin trupat e batalionit të vullnetarëve shqiptarë, të Anamoravës dhe Karadakut”, (faqe 95).
Beteja dyditore e Kumanovës, do t’ia hapte rrugën ushtrisë serbe për të pushtuar Shkupin, e që pastaj forcat serbe vazhduan maskarat ndaj popullsisë shqiptare duke djegur shtepitë eduke vrarë fëmijë, gra e burra shqiptar nga Shkupi deri në Ferizaj, Lipjan e Shtimje e që forcat vullnetare shqiptare kishin planifikuar Carralevën si vend strategjik për të penguar serbët të kalonin në pushtimin e Prizrenit e qyteteve tjera të Kosovës.
Autori Meriman Braha , rezistencën e vullnetarëve shqiptarë nën komandën e Ramadan Zaskocit, e përshkruan në mënyrë të mrekullueshme duke u ndalur në detaje të vogëla të jetës së luftëtarit, i cili gjatë pak mintave të pushimit e ndez cigarën dhe ia dhuron bashkëluftëtarit të mërdhirë nga të ftohtit e ditës së 24 tetorit 1912. Janë përshkrime që lexuesin më dashje e pa dashje e fusin në botën e brendshme të luftëtarëve vullnetarë të lirisë. Autori na paraqet optimizmin e vullnetarëve shqiptarë se pa luftë e sakrificë liria nuk vjen, por në anën tjetër ne mesin e luftëtarëve ekziston edhe pesimizmi kur gjendet përballë një numri të madh të forcave të armatosura serbe, dhe shfaqët dilema si të fitohet lufta pa armë e pa një ushtri të madhe e të rregulltë? Pavarësisht dilemave dhe pesimizmit , morali i luftëtarëve vullnetarë shqiptarë nuk bie për asnjë çast, edhepse numri i vullnetarëve zvogëlohet nga ora në orë e nga dita në ditë, sepse mungojnë përforcime të reja më vullnetarë nga prapavija e frontit. Mungesa e përforcimeve më vullnetarë të rinj, mungesa e armatimit, zvogëlimi i numrit të vullnetarëve , ndikon që ushtria serbe të futet në Prizren e deri në Pashtrik pa ndonjë rezistencë madhore, dhe tani ushtria malazezo-serbe , bëhej gati për pushtimin e Shkodrës.
Shkdora zë vend qendror në romanin “Pushtuesit vijnë si “çlirimtarë”. e që karakterizohet më fjalinë antologjike : “Shkodra është fati ynë ose varri ynë, por jo turpi ynë”.
Pushtuesit vijnë si “çlirimtarë” të autorit Meriman Braha , e fuqizojnë tekstet e shkruara nga kronikët e huaj si Leon Trocki, Edith Durham, Leo Freundlich e shuë të tjerë që veprës ia shtojnë vlerën e autorit besushmërinë.
Pushtuesit vijnë si “çlirimtarë” është një vepër që domosdoshmërisht duhet të futëet në tekstët shkollore universitare, sepse e ndriçon një pjesë të rezistencës sonë ende të pa elaboruar seriozisht nga asnjë shkencëtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku rrezikojnë të mos kenë rritje…