‘Pushuesi’ i paftuar tmerron turistët
17 janar 2019
| 10:54
Turistët në një plazh në Kolumbi janë tmerruar kur panë parë duke ecur në plazh një ‘pushues’ të paftuar. Ata nisën të iknin me vrap ndërsa një krokodil i madh hyri në plazh dhe nisi të ecte në breg.
Video e filmuar tregon zvarranikun që ecën në plazh në Parkun Kombëtar Natyror Tayrona në Santa Marta. Një grup të rinjsh shihen duke ikur me vrap në panik për t’i shpëtuar krokodilit.