
Puthja e Malumas me nënën është kulturore
15 maj 2019
| 11:17
Maluma tronditi disa ndjekës të vet në rrjetet sociale pasi postoi një fotografi duke puthur në buzë nënën, Marlli Arias, në Ditën Ndërkombëtare të Nënës.
Mirëpo, përfaqësuesi i këngëtarit kolumbian ka thënë se kjo puthje është një ‘gjë kulturore’.
Ai ka treguar për “Page Six” se “gjëja më e bukur është se ai është pranuar në tregun amerikan të muzikës. Por, njerëzit tani do t’i shohin anët e ndryshme të kulturës sonë”.