Puthja në “ajër” e Trumpit me gruan e tij bëhet virale
21 janar 2025
| 09:00
Donald Trump dhe Melania Trump patën një moment “të vështirë” i cili shpejt u bë viral gjatë inaugurimit të tij presidencial.
Përpara se të ngjitej në podium për të bërë betimin brenda Kapitolit të ShBA-së, presidenti i 47-të u përpoq ta puthte gruan e tij në faqe.
Por Trump, 78-vjeç, nuk mundi ta arrinte faqen e saj për shkak të kapelës të cilën ajo e kishte vendosur – e realizuar nga Eric Javits.