Putin arreston komandantin e lartë të forcave ruse
22 maj 2024
| 11:01
Ivan Popov ishte ndër komandantët më të lartë të forcave ruse që pushtuan Ukrainën. Por tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për të.
Verën e kaluar, një regjistrim audio shkaktoi një bujë të madhe në të cilën ai që gazetat e identifikuan si gjeneral Popov thoshte se ai ishte hequr nga komanda e Ushtrisë së 58-të sepse kishte raportuar situatën dramatike në front tek eprorët e tij, me “të vdekur dhe të plagosur në masë” midis trupave të Kremlinit dhe mbështetjes së artilerisë që ai e konsideroi të pamjaftueshme.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, gjenerali në fakt është arrestuar me akuzën e “mashtrimit”.