Putin: Do të eksportojmë 30 milionë tonë drithë në 2022
09 shtator 2022
| 16:44
Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia do të eksportonte 30 milionë tonë drithë gjatë vitit 2022. Ai tha gjithashtu do të ishte i gatshëm të rriste këtë vëllim në 50 milionë tonë.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po planifikojnë të takohen në Samarkand, Uzbekistan, javën e ardhshme dhe ka të ngjarë të diskutojnë marrëveshjen e grurit.
“Diskutimi për marrëveshjen e grurit është thelbësor. Ne po planifikojmë që takimi të zhvillohet në Samarkand”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp të premten.