Putin: Do t’i përgjigjemi sulmit të Ukrainës
12 gusht 2024
| 15:00
Forcat ukrainase duhet të dëbohen nga rajoni i Kurskut dhe Rusia do t’i përgjigjet sulmit të Ukrainës, tha këtë të hënë presidenti rus Vladimir Putin.
Në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ai vuri në dukje se duke pushtuar rajonin e Kurskut, Ukraina po përpiqet të përmirësojë pozicionin e saj negociues.
“Por për çfarë lloj negociatash mund të flasim me njerëzit që qëllojnë mbi civilët”, tha Putin.
Ai vlerësoi se edhe Ukraina po përpiqet të ngadalësojë avancimin rus në front me sulm, duke shtuar se përkundër kësaj, forcat ruse po avancojnë. Putin shtoi se Ukraina do të përpiqet të vazhdojë destabilizimin e rajoneve kufitare.